Kryeministri Edi Rama e nis ditën e tij me një lajm të bukur. Siç është bërë tashmë e përditshme përshëndetja e mëngjesit në “Facebook”, Rama shkruan se filmi shqiptar “Daybreak” është zgjedhur të mbajë premierën botërore në garën kryesore të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë.

“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë lajm të bukur për filmin shqiptar “Dita zë fill” (Daybreak) që është zgjedhur të mbajë premierën botërore në garën kryesore të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë, 11-18 gusht 2017, një nga festivalet më të rëndësishme në Europë”, shkruan Rama.