Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit që njoftoi ministria e Shëndetësisë se mjekët e familjes do të ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie me simptoma të lehta apo të moderuara

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia shkruan në Facebook se me mjetet e duhura të mbrojtjes, mjekët e familjes ishin të domosdoshëm që në fillimet e kësaj beteje. dhe nëse propozimi i tyre nuk do të ishte dëgjuar, mësuar dhe kopjuar, me kaq vonese, sot me shumë siguri, numri i personave të infektuar do të ishte më i ulët, numri i personave të identifikuar si të prekur dhe diagnostikuar në kohë do të ishte më i lartë dhe mund të kishim shpëtuar jetë.

REAGIMI I PLOTE

Edi Rama është edhe pa ide, edhe i papërgatitur, edhe i vjetruar, por përsëri harxhon kohë me sulme bajate politike ndaj opozitës. Partia Demokratike po luan rolin e vet konstruktiv duke mbështetur institucionet e shëndetësisë, duke bërë propozime konkrete dhe duke u ardhur në ndihmë qytetarëve.

Ky rast e provon më së miri këtë: 3 javë pasi cdo ditë eskpertët e Partisë Demokratike kërkojnë që në luftën ndaj COVID-19 të përfshihen edhe mjekët e familjes, më së fundmi sot Ministrja e Shëndetësisë, njoftoi vënien në lëvizje të këtij mekanizimi.

Me mjetet e duhura të mbrojtjes, mjekët e familjes ishin të domosdoshëm që në fillimet e kësaj beteje. Nëse propozimi ynë nuk do të ishte dëgjuar, mësuar dhe kopjuar, me kaq vonese, sot me shumë siguri, numri i personave të infektuar do të ishte më i ulët, numri i personave të identifikuar si të prekur dhe diagnostikuar në kohë do të ishte më i lartë dhe mund të kishim shpëtuar jetë.

Edi Rama duhet ta kuptojë që është më mirë kur dëgjon, mëson dhe kopjon, sesa kur sulmon opozitën.