Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ftuar të gjithë shqiptarët në protestën e nesërme më 25 maj në Tiranë.

Në një postim në Facebook, Basha i fton të gjithë shqiptarët të protestojnë nesër në kryeqytet për të treguar vendosmërinë për liri e zgjedhje të lira.

"Të gjithë në Tiranë nesër, më 25 maj në orën 19:00, për të treguar vendosmërinë tonë për liri, për demokraci, për zgjedhje të lira e një qeveri nga populli, të popullit dhe për popullin, për Shqipërinë si e gjithë Europa. Asnjë hap pas! #25maj #ShqipëriaSiEuropa", shkruan Basha krahas videos me pamjet e protestave të kaluara të opozitës.