"Nga tetori, fundjavat pa makina" Fuga: Rama po rishkel me disa këmbë njëherësh Kushtetutën, shqiptarëve t’u ndalohet edhe seksi!

25/05/2020 - 13:47

Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas propozimit të kryeministrit Edi Rama, se nga muaji tetor deri në mars të vitit 2021 nuk do të lejohet lëvizja me makina në fundjava.

Fuga shkruan në Facebook se me këtë propozim Rama ka rishkelur me disa këmbë njëherësh Kushtetutën.

Duke ironizuar vendimin e kreut të qeverisë, Fuga propozon që shqiptarëve t’iu ndalohet edhe ushqimi, mishi, seksi, etj, pra sipas tij, të ndalohet gjithçka që as Zoti i madh nuk e ka kërkuar.

POSTIMI I FUGËS

Pasi dëgjova zotin Edi Rama në videon e tij në fcb, si qytetar i devotshëm dhe i bindur, që nisur nga përvoja e covidi19, do të nxjerri së shpejti fermanin që pas shtatorit deri në pranverën e vitit 2020 pastaj deri në 2050, nuk do të lejojë këmbë makine të qarkullojë që shqiptarët t’i kushtohen familjeve, kalamajve, mjedisit (hahahahahaha!), duke rishkelur me disa këmbë njëherësh Kushtetutën, propozoj si nismë nga poshtë:

Qe nga 15 qershori dhe deri ditën e gjyqit të fundit, nisur nga përvoja e muajit të shenjtë kur agjërohet, t’u ndalohet shqiptarëve të hanë dhe të pinë veç orëve të caktuara, t’u ndalohet edhe seksi, në mënyrë që ata t’i kushtohen gjithë jetës mendimeve të mira, solidaritetit, shpirtërisht të pastrohen dhe kështu të … vetë spastrohen!

Ndalohet mishi, jo vetëm i derrave!

Ndalohen pijet alkoolike, jo vetëm rakia!

Ndalohet tymosja!

Ndalohet dalja në plazhe!

Ndalohet …

Pra, atë që as Allahu i madh dhe i gjithëmëshirshëm, lartësuar qoftë emri i tij, nuk na e ka kërkuar!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka nisur mëngjesin e sotëm me një shprehje të ish-presidentit të SHBA-së, Ronald Regan.

Ish- deputetja e PD, Jorida Tabaku ka publikuar raportin e agjencisë prestigjioze Moody’s Investors Service ku analizon ekonominë e Shqip

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të OSBE, ka reaguar në 25 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, një prej ngjarjeve më të rën

Ish-eurodeputeti Knut Fleckenstein në një intervistë për emisionin "Kjo javë" në News24 u ndal edhe tek çështja e shkëmbimit të territore

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se prej ditës së djeshme, 10 korrik ka hyrë në fuqi ligji për aktiv

26 nëntorin e ardhshëm shkolla “Shaqe Mazreku” në Durrës do të jetë gati për të pritur 711 nxënësit e saj, me kushte shumë më të mira, pë

Artikulimi i socialistëve për të hapur listat dhe mosdakordësia e demokratëve lidhur me këtë argument, është bërë pjesë e retorikave mes

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas deklaratës së kreut të opozitës, Lulzim Basha, i cili tha se marrëveshja e 5 qershorit është

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vjen me një mesazh të fortë, ndërsa i bën të qartë rivalit të tij politik, Edi Ramës, s’e asku

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend sërish një tjetër ligj. Bëhet fjalë për ligjin nr.