“Qeveria anulon prokurimet publike”, Basha: E përshëndes vendimin edhe pse i vonuar

01/04/2020 - 15:08

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një videokoference me gazetarët tha se qeveria ka vendosur anulimin e prokurimeve. Kreu i opozitës u shpreh se këtë gjë e ka mësuar në mënyrë jozyrtare nga faqja online e Agjencisë së Prokurimeve Publike.

Basha u shpreh se uron që ky lajm të jetë i vërtetë. Edhe pse i vonuar, ai tha për opozitën është i mirëpritur. Basha i kërkoi qeverisë që këtë njoftim ta kthejë në një vendim qeverie.

“Prej më shumë se dy javësh i kam kërkuar në mënyrë të përditshme qeverisë që të anulojë çdo procedurë që nuk lidhet me menaxhimin e emergjencës së krijuar nga COVID-19. Sot mësuam jozyrtarsht nga faqja e agjencisë së Prokurimeve Publike, APP se qeveria ka vendosur anulimin e prokurimeve. Së pari uroj që ky të jetë një lajm i vërtetë. Edhe pse një vendim i vonuar, më mirë vonë se sa kurrë. Së dyti dua t’i kërkoj qeverisë që bën njoftime zyrtare edhe për çështje më të vogla që këtë njoftim ta kthejë në një vendim të prerë qeveritare”, tha Basha.

Sipas kreut të opozitës, emergjenca sot është për të ndihmuar ekonominë që dita-ditës po rëndohet. Prandaj ai bëri thirrje që tenderët e panevojshëm dhe ato abuzivë që nuk shkojnë për shëndetësinë duhet të anulohen nga qeveria.

Basha u shpreh se vendimi i sotëm i kursen shqiptarëve 200 mln euro.

“Vendimi i sot është një reflektim pozitiv dhe i mirëpritur sepse përballja e vetme duhet të jetë me COVID-19. Prandaj duke e përshëndetur ndonëse të vonuar këtë hap do u kursejë shqiptarëve 200 mln euro të tyre të cilat ishin planifikuar për t’u tenderuar dhe për një pjesë të madhe tenderët kishin filluar”, u shpreh Basha.

Kreu opozitar kërkoi transparencë totale dhe tha se opozita do ta monitorojë këtë proces.

“Shqiptarët janë njohur me skandalin e tenderit të ushqimit që i është dhënë një kompanie në Maqedoni që para 6 ditësh ka shtuar në objektin e saj blerje mallrash ushqimore. 35 mijë kompani e ofrojnë këtë shërbim në Shqipëri”, tha Basha ndërsa shtoi se hapi i sotëm duhet të shoqërohet me anulimin e të gjitha koncensioneve dhe pagesave për PPP.

Gjithashtu kreu i PD-së kërkoi një paketë ndihme që të vijë në nevojë të shqiptarëve dhe mundësive që ofron buxheti i shtetit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nisur nga ngjarjet e fundit pas shembjes së Teatrit Kombëtar, deputeti i opozitës Lefter Maliqi ironizon  kryeministrin Rama dhe i thotë

Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas propozimit të kryeministrit Edi Rama, se nga muaji tetor deri në mars të vitit 2021 nuk do të lejohet

Edhe pse ka kaluar mbi një javë nga shembja e Teatrit Kombëtar, sërish vijojnë reagimet nga politika.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, jep lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të PD në Mirditë, Preng Toma.

Kryeministri Edi Rama e nis këtë të hënë me një lajm të mirë nga Tamara e Malësisë së Madhe, teksa thekson se po përfundon fabrika e re a

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur qëndrimin e Europa Nostra në letrën dërguar Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, një javë pas shembjes

Në një komunikim në Facebook, kryeministri Edi Rama njoftoi masat e reja duke nisur nga data 1 qershor.

Pas ndarjes nga jeta të ish-deputetit socialist, Niko Faber ka reaguar edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar me një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të ish-deputetit socialist, N

Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Niko Faber.