‘Qeveria Rama 2’. Dalin emrat e ministrave të rinj

Postuar: 13/08/2017 - 08:06

Pikërisht të dielën e 27 gushtit, PS do të mbledhë Asamblenë e Përgjithshme, në orën 10:00, në ambientet e 15- kateshit.

Burime te besuara tregojnë se Edi Rama e ka hartuar strukturën e qeverisë së re dhe emrat e ministrave. Zv/kryeministër do të vazhdojë mbajë Niko Peleshin. Si kryetar Kuvendi nuk lëviz nga premtimi i tij, zoti Rama, dhe do të zgjedhë Gramoz Ruçin. Në Asamble do të bëhet një analizë e përgjithshme e zgjedhjeve dhe rezultatit të tyre në 25 qershor ku do të ndalet edhe te ata koordinatorë qarqesh që sollën rezultatin më të ulët për PS-në krahasuar me të tjerët. Gjithashtu, vëmendje të madhe do marrë edhe krijimi i qeverisë së re. Kryeministri Edi Rama caktoi 5 grupesh pune, të cilët kanë hartuar raporte specifike për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare Socialiste.

Krerët e grupeve kishin përgjegjësi të bënin nga një raport të aktivitetit të deputetëve në parlament dhe në zonën e përfaqësimit. 5 drejtuesit e grupeve që do i referojnë Ramës raportet, janë: Gramoz Ruçi, Milva Ekonomi, Niko Peleshi, Arben Ahmetaj dhe Fatmir Xhafaj. Mbi bazën e këtyre raporteve do të ketë vendime të rëndësishme lidhur me strukturimin e qeverisë së re, ministrive dhe fushave të tyre të përgjegjësisë, raporton neësbomb.al. Pjesë e kësaj asambleje do të jenë edhe deputetët e rinj të zgjedhur në zgjedhjet e 25 qershorit. 

Deputetët e rinj të kësaj legjislature e kanë marrë tashmë ftesën për të qenë në orën 10:00 te “Hotel Tirana” aty ku do të vendoset fati i qeverisë në 4 vitet e ardhshme.Mësohet se inspektoriatet do ti përmbysë kryekëput dhe do ti menaxhojë në një mënyrë më efikase. 

Po kështu ministrisë së Financave do ti bashkangjisë ministrinë e Ekonomisë. Ministër do jetë prapë Arben Ahmetaj, te i cili ka shumë besim dhe garanci. Ministria e Kulturës shkrihet duke kaluar në varësinë e ministrisë së Arsimit e ku emri i ministres mësohet se do jetë jo i Elisa Spiropalit, por i Mimi Kodhelit. Ministrinë e Integrimit nuk do ta bashkëngjisë me ministrinë e Jashtme, siç edhe u fol, pasi do të emërojë një nga emrat e besuar dhe me integritet si Milena Harito.
 
Ja emrat për ministra:
Ministër i Mbrojtjes : Saimir Tahiri
Ministër i Punëve të Brendshme: Fatmir Xhafa
Ministër i Punëve të Jashtme: Ditmir Bushati
Ministre e Integrimit: Milena Harito
Ministër i Financave dhe Ekonomisë: Arben Ahmetaj
Ministër i Transportëve: Taulant Balla
Ministër i Energjitikës: Damian Gjiknuri
Ministre e Arsimit dhe Kulturës: Mimi Kodheli
Ministre e Shendetsisë: Ogerta Manastirliu
Ministër i Mjedisit dhe Turizmit: Blendi Klosi
Ministër i Drejtësisë: Vasilika Hysi
Ministër i Bujqësisë: Erion Braçe
Ministre e Mirëqënies Sociale: Olta Xhaçka
Ministre Shteti: Elisa Spiropali /360grade.al

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Deputeti Tritan Shehu denoncoi sot strategjinë e re të shëndetësisë si një projekt që do të largojë shërbimet nga qytetarët.

   Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një takim me ministrin italian të Drejtësisë Andrea Orlando.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur me nga 1 milion lekë gjobë, për mosdeklarim të shpenzimeve financiare në fushatën e zgjedhjeve

Deputeti durrsak përmes një postimi në Facebook ka komentuar çështjen e shumë diskutuar ditët e fundit, atë të zgjedhjes së Prokurorit të

Në mesin e tetorit të këtij viti u bë publike dosja e bandës së trafikut të drogës së Habilajve, ku në njërin nga përgjimet përmendej edh

Ministri italian i Drejtësisë Andrea Orlando ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri, në të njëjtën ditë që përkon edhe me kohën kur gj

Pasi Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë "ndalim i daljes jashtë shtetit" për ish-ministrin Saimir Tahiri, avokati Maks Ha

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit amerikan në vendin tonë, Donald Lu, lidhur me çështjen e zgjedhjes së

Gjatë një konference të organizuar nga Avokati i Popullit, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka komentua

Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin ka ngritur sërish zërin për kushtet e punës dhe statusin e gazetarit në Shqipëri.