Kryeministri Edi Rama është shprehur këtë të hënë se Kodi Zgjedhor do të votohet sërish në Parlament pa asnjë ndryshim.

Në një deklaratë për mediat pas takimit me drejtuesit e PS në qarqe, Rama tha se askush nuk mund të vë në diskutim vullnetin e Parlamentit.

“Pas asnjë ndryshim do e votojmë Kodin siç e votuam në Parlament. Asnjë nuk mund të vë në diskutim vullnetin e Parlamentit aq më pak Ilir Meta”, tha kreu i qeverisë.

Ai u pyet dhe për sugjerimin e Rudina Hajdarit për një mbledhje të Këshillit Politik, por u përgjigj shkurt duke përsëritur se Kodi Zgjedhor nuk do pësojë asnjë ndryshim.