Ambasadori i BE, Luigi Soreca kërkon menjëherë një marrëveshje në Këshillin Politik.

Sipas tij, marrëveshja është e arritshme dhe duhet patjetër tani për të filluar negociatat.

Soreca thotë se Reforma Zgjedhore duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e ODIHR pasi ky është kusht i BE.

“Rregullimi elektoral në përputhje plotësisht me rekomandimet e OSBE / ODHIR është kusht i domosdoshëm për të ecur përpara në Flamurin e Bashkimit Evropian. Një marrëveshje e menjëhershme nga të gjitha palët në Këshillin Politik është e mundshme dhe duhet të konkludohet tani për të filluar negociatat e pranimit në Bashkimin Evropian sa më shpejt që të jetë e mundur.”, shkruan ai në Twitter.