Busti i heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut në Korçë është shkarravitur nga disa qytetarë. Kjo ka ndodhur pikërisht sot, në 553-vjetorin e vdekjes së tij.

Lajmin e ka bërë të ditur Kreshnik Spahiu në rrjetin e tij social, ku ka publikuar edhe foton e bustit, ku duket qartë shkrimi me bojë të zezë.

Sipas Spahiut, një komb që baltos heronjtë e vetë nuk ka të ardhme.