Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka thirrur në një takim opozitën e bashkuar. Mësohet se takimi do të zhvillohet nesër në Pallatin e Brigadave.

Në takim do të jetë Partia Demokratike dhe aleatët e saj dhe në qendër të diskutimeve do të jetë situata e krijuar pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Presidenti Ilir Meta ka dënuar shembjen e Teatrit Kombëtar, duke e cilësuar si akt barbar dhe shkombëtarizues.

Nga ana tjetër edhe opozita ka deklaruar se do të jetë në krah të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe do të mbështesë çdo protestë qytetare.