Ish- deputetja e PD, Jorida Tabaku ka publikuar raportin e agjencisë prestigjioze Moody’s Investors Service ku analizon ekonominë e Shqipërisë.

Tabaku akuzon qeverinë si pengesën kryesore të zhvillimit të ekonomisë, pasi punon për një grusht njerëzish, dhe sheh si zgjidhje të mundshme vetëm rotacionin politik që do e rrëzonte kryeministrin Rama nga qeveria.

“Institucionet financiare ndërkombëtare kanë vënë gishtin sërish në plagët e ekonomisë shqiptare dhe kanë folur më haptas se kurrë për shkaqet dhe shkaktarët e krizës së thellë ekonomike në Shqipëri. Në raportin e fundit të agjensisë prestigjioze Moody’s raportohet se është qeveria shqiptare pengesë kryesore për ecurinë ekonomike të vendit. Ekonomia shqiptare konsiderohet me risqe të larta. Në raport kritikohet mungesa e vullnetit të qeverisë për të luftuar krimin e organizuar. Vëmendje të veçantë kanë tërhequr edhe borxhi i lartë dhe PPP-të të cilat shndërruar në bomba me sahat për vendin. Kjo qeveri punon për një pakicë dhe kundër interesave të shumicës së shqiptarëve. Ajo është shndërruar në pengesë për zhvillimin e ekonomisë dhe biznesit.  Ky kryeministër dhe një grusht përfituesish rreth tij që e çuan vendin në këtë krizë të thellë për qytetarët dhe biznesin, nuk e duan ndryshimin dhe po orvaten me çdo mjet për të ndalur zgjidhjen. Ata kanë ndërtuar një sistem që çdo ditë madje edhe gjatë karantinës vodhën parátë nga xhepat e shqiptarëve dhe u sollën si banda me biznesin e ndershëm, ndërkohë që duan të amnistojnë paratë e krimit. Këto janë përpëlitjet e fundit të një kryeministri dhe një qeverie në ikje. Ne nuk do të lejojmë që ekonomia të rrënohet në mënyrë të pakthyeshme dhe që Shqipërisë ti nxihet faqja në çdo raport ndërkombëtar. Rrotacioni është zgjidhja dhe ndryshimi që po vjen është i pandalshëm. Ekonomia shqiptare do të çlirohet nga ky makth. Shqiptarët meritojnë më mirë!”, shkruan Tabaku.

Në analizën e Moody’s, thuhet se Shqipëria dallohet për një barrë të lartë të borxhit publik e cila vjen nga detyrimet e mundshme në sektorin e energjisë, besimi i shtuar tek PPP-të si dhe risku i lartë bankar që vjen nga cilësia e dobët e këtij sektori si dhe euroizimi.

“Profili i kredisë në Shqipëri (vlerësimi i emetuesit B1) është i kufizuar nga forca ekonomike “ba3” e vendit që pasqyron një ekonomi të vogël të ekspozuar ndaj rrezikut mjedisor, me një shkallë diversifikimi relativisht të ulët në krahasim me bashkëmoshatarët dhe një numër sfidash strukturore; Institucionet “ba2” të Shqipërisë dhe forca qeverisëse, duke nënvizuar hapat e qeverisë për të ndjekur anëtarësimin në BE për të adresuar dobësitë e vazhdueshme në fushën e sundimit të ligjit dhe kontrollit të korrupsionit; forca fiskale e saj “b1”, duke marrë parasysh barrën e lartë të borxhit publik dhe detyrimet e mundshme që rrjedhin nga sektori i energjisë dhe nga një besim i shtuar në financimin e bilancit jashtë bilancit, në formën e Partneriteteve Publike Publike (PPP) për investime në shkallë; dhe ndjeshmëria e tij “ba” ndaj riskut, e nxitur nga rreziku i sektorit bankar për shkak të shkallës së lartë të euroizimit dhe cilësisë së dobët të aktiveve të sektorit.”- thuhet në raport.