Shtyhet seanca e shqyrtimit për kreu e Partisë Demokratike, Sali Berisha, lidhur me dosjen “Partizani”.

Seanca e radhës do të mbahet datë 31 janar ora 09:00.

Kujtojmë se me datë 21 nëntor, Gjykata Kushtetuese interpretoi masat e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” nuk pengojnë punën e deputetit dhe mund të vendosen pa autorizim nga Kuvendi, duke rrëzuar pretendimet e ish-kryeministrit Sali Berisha se SPAK kishte shkelur Kushtetutën.

“Për rrjedhojë, gjykata njëzëri arriti në përfundimin se në rastin konkret, kjo masë nuk përbën kufizim të lirisë personale dhe, për pasojë nuk nevojitet autorizimi nga Kuvendi për zbatimin e saj ndaj deputetit,” thuhet në njoftim. Gjykata arsyetoi se mbrojtja nga imuniteti nuk shtrihej mbi këto dy masa të parashikuara.

“Për pasojë, kërkuesi në cilësinë e deputetit nuk gëzon mbrojtje të veçantë në këtë aspekt, ndaj Gjykata me shumicë votash vlerësoi se kërkimi i autorizimit të Kuvendit nga Prokuroria për këtë masë nuk ishte i nevojshëm,” thuhej në njoftim.