Dy punëtorë kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi që ndodhi sot në mëngjes në një objekt të kompanisë “Bosch” në qytetin jugperëndimor të Gjermanisë, Reutlingen.

Sipas mediave gjermane shkak i shpërthimit ka qenë një rrjedhje gazi në fabrikë.

Nga shpërthimi mbetën të vdekur një 52-vjeçar, i cili humbi jetën në vend dhe një 44-vjeçar i cili ndërroi jetë në spital, si pasojë e plagëve të marra.

Ndërkohë që raportohet se një tjetër punëtor humbi dëgjimin për shkak të shpërthimit.

Autoritetet po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.