Policia e Himarës ka shpallur në kërkim sot në 6 gusht ish-zyrtarin e Policisë, U.Sh.

Burime bëjnë me dije se U.Sh ka qënë me pushime në një hotel në Dhërmi, por nuk i ka pëlqyer shërbimi dhe ka patur një konflikt verbal me kamerierin dhe administratorin.

Sipas dëshmisë së tyre, U.Sh i ka kërcënuar me jetë. Stafi i hotelit ka bërë kallëzim pranë Komisariatit të Himarës, ku blutë kanë shpallur në kërkim ish-zyrtarin e policisë.

Ish-zyrtari policor u përjashtua në muajin maj nga detyra nga drejtori i Policisë Skënder Hita, për mosparaqitje në detyrë. Ai mbante detyrën e asistentit në Departamentin e Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit.