Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, me anë të një statusi në “Facebook” iu bën thirrje qytetarëve që të mos komentojnë në rrjetet sociale të kryeministrit Edi Rama.

Vasili shprehet me ironi se nuk duhet të bëhen komente te rrjeti social i Ramës, sepse kryeministri e quan këtë gjë punë. Ai shton se vetëm nëse komentojmë gënjeshtra në “Facebook”-un e kreut të qeverisë, ai mund të kthejë përgjigje.

Postimi i Vasilit:

Mos beni më komente!!

Aman mos i beni më komente ne FB ketij Edi Rames se ky ngaqe s’ben asnje gram pune do ta quaje qe po punon kur ju kthen ato pergjigjet e tij idiote.

Ah se harrova. Po qe doni te degjoni nje potpuri genjeshtrash halucinante atehere edhe mund ti shkruani Edi Rames dhe ai nuk do t’ju zhgenjeje.