Prej orës 09:00 të mëngjesit të kësaj të shtune ka nisur procesi i zgjedhjeve brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim, që do të zgjasë deri në orën 16:00.

Nga fillimi i votimit e deri në orën 11:15, LSI njofton se kanë votuar 5435 anëtarë të partisë, për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe forumeve drejtuese.

Në qytetin e Durrësit deri në orarin e lartpërmendur kanë marrë pjesë në votime 457 qytetarë.

Pjesëmarrja e votuesve deri në orën 11:15

  • Dibra: 179
  • Lezha: 365
  • Shkodra: 361
  • Kukës: 107
  • Elbasan: 504
  • Berat: 347
  • Tirana: 1258
  • Fier: 546
  • Durrës: 457
  • Gjirokastër: 306
  • Vlorë: 512
  • Korçë: 495