Thyerja e rekordit për bicepsin ka bërë që ai të marrë nofkën “Popeye i vërtetë”, por bodybuilderi (muskulozi) Moustafa Ismail është alergjik ndaj spinaqit.

Popeye i filmave vizatimor fiton fuqinë përmes spinaqit, por “Big Mo” nuk mund ta përballojë këtë lloj të perimeve, shkruan sot Daily Mail.

Egjiptiani 24 vjeç, bicepsi i të cilit është 31 –inch, ka thënë se spinaqi është si kriptoni për Supermanin.

Ismail, që hyri në librin e rekordeve “Guinness” për bicepsin më të madh, shtoi: “Unë ha mishin e pulës dhe biftekun, por spinaqin jo”.

Ai është kthyer në vendlindjen e tij Aleksandri , pasi që kishte shkuar në Amerikë në vitin 2007 për të gjetur pajisje më të mira për ushtrime.

“Popeye” ka thënë se kur ka qenë i vogël ishte i trashë por pasi kthimit nga Amerika ai u kthye si “Hulku”.