Gjatë gjysmës së parë të këtij viti, tragetet bashkë me udhëtarët dhe autoveturat, kanë transportuar 406.496 tonë mallra të ndryshme, të ngarkuara në kamionë dhe trajlerë. Në periudhën janar-qershor të këtij viti, tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona – Trieste e kthim kanë transportuar 33.783 kamionë dhe 2.985 trajlerë të ngarkuar me mallra të ndryshme.

Shifrat e përpunuara nga Sektori i Statistikave në APD, janë përkatësisht 10 dhe 8 për qind më të larta se sa kamionët dhe trajlerat e transportuar në të njëjtën periudhë të vitit 2016.

Edhe volumi i mallrave të transportuara me tragete është 6 për qind më i lartë se sa në gjysmën e parë të vitit 2016, kur u transportuan mbi 383 mijë tonë mallra.

Në gjysmën e parë të këtij viti tragetet kanë mbërritur në Durrës me afro 255 mijë tonë mallra impoorti, ndërsa mallrat e eksportit me tragete nga Durrësi në portet e Italisë arrijnë në mbi 151 mijë tonë mallra.