Këtë të mërkurë, efektivët e patrullës së Forcës së Sigurisë Portuale kanë konstatuar dhe hequr nga kanali hyrës në port një objekt të madh gome.

Sipas postimit në faqen zyrtare të APD-së në Facebook, ky objekt përbënte rrezik për sigurinë lundrimore në gjirin detar.

“Efektivët e mjetit patrullues të Forcës së Sigurisë Portuale, ditën e sotme kanë konstatuar dhe hequr nga kanali hyrës në portin e Durrësit një objekt të madh gome, që përbënte rrezik për sigurinë lundrimore në gjirin detar, veçanërisht atë të mjeteve tursitike detare. Falë vigjilencës dhe reagimit në kohë nga ana e punonjësve tanë, është bërë i mundur largimi i këtij objekti.”, shkruhet në postim.