Tre anije me kontejnerë, grurë dhe çimento po shkarkohen sot paradite në kalatat 6, 4 dhe 1 në portin e Durrësit.

Ndërkaq, po sot paradite pas një qëndrimi 24-orësh në portin më të madh të vendit u nis për lundrim jahti “Sputnik”, i cili ishte ankoruar në kalatën 5.

Në radën portuale ndodhet anija “Titanio” me 560 kontejnerë, si dhe priten dy anije transporti, të cilat do të ngarkohen përkatësisht me 4.100 tonë çimento dhe 646 tonë makineri.