Përpunohen 7 anije tregtare, 3 të tjera në proces dhe pritje. Ja materialet që kryesojnë

10/08/2020 - 14:21

Fundjava që lamë pas është mbyllur me aktivitet të lartë përpunues në portin më të madh në vend, ku sipas të dhënave të Dispeçerisë Qendrore rezulton se janë përpunuar 7 anije tregtare me një total prej 14.394 tonë mallra të llojeve të ndryshme dhe  1,434 njësi kontejnerike.

Gjatë kësaj fundjave, vetëm në molet nr.1,2 dhe 5 të Terminalit Perëndimor janë përpunuar 5 anije tregtare me mbi 10.144 tonë mallra të  ndryshme ndër të cilat kryesojnë çimento, gruri dhe  rrotativët e llamarinës.

Në Terminalin e Kontejnerëve është përpunuar anija tregtare “Libertas H”, me 481 copë kontejnerë, ndërkohë që është drejt përfundimit procesi i përpunimit anija  “MSC Tia” me 953 copë kontejnerë, e akostuar në molin nr.6 të këtij terminali.

Rreth 4,250 tonë çimento rifuzo nga anija “Itidal” janë aktualisht në proces përpunimi në molin nr.10 të Terminalit Lindor.

Ndërkohë në lundrim drejt Durrësit është edhe anija “Frisiano Ino “, e cila pritet të akostojë në një prej moleve të Terminalit Perëndimor në orët në vijim nga e cila pritet të shkarkohen rreth 1,200 tonë hekur.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dy brigjet e detit Adriatik janë përfshirë nga erëra të forta natën e kaluar dhe kjo ka shkaktuar vonesa në nisjen e trageteve nga porti

Reparti i PMNZSH në portin e Durësit gjatë periudhës janar-shtator 2020, ka kryer një sërë misionesh në mbështetje të komunitetit, si dhe

Moti i keq vijon të jetë prezent në gjirin e Durrësit, duke krijuar pengesa në veprimtarinë portuale.

Në kuadrin e Ditës Ndërkombëtare të Detarisë, Porti i Durrësit mirëpriti konferencën rajonale të projektit SAGOV, mbi rolin e porteve në

2,5 milionë tonë mallra janë përpunuar gjatë 8 muajve në Portin më të madh në vend.

Anija tregtare "AAL Singapor", ka hyrë në Portin e Durrësit mesditën e djeshme dhe është akostuar në molin 10.

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim vizitoi dje Portin e Durrësit, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në luftën ku

Nesër në portin e Durrësit pritet të akostohet kroçera e parë e këtij viti, e cila do të sjellë 44 turistë francezë.

Gjatë periudhës janar-korrik 2020, në kalatat portuale të Portit të Durrësit janë përpunuar 796 mjete lundruese.

Në Portin e Durrësit është drejt finalizimit ngritja e sallës së re Operacionale Ndërinstitucionale e Monitorimit dhe Komandimit të Siste