Gjatë muajit të kaluar në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar mbi 280 mijë tonë mallra, ose 67.230 tonë më shumë se sa në janarin e vitit 2017.

Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave, mësohet se krahasuar me muajin janar 2017, eksportet me 125.295 tonë mallra gjithsej kanë shënuar një rritje prej 71 për qind, ndërsa importet me 154.834 ton gjithsej, janë rritur me 11 për qind.

Anijet tregtare në të tri Terminalet gjatë janarit 2018 kanë transportuar mbi 217 mijë tonë në një muaj, ndërsa tragetet afro 63 mijë tonë, duke shënuar rritje përkatëse prej 35 për qind dhe 22 për qind, krahasuar me janarin e vitit të kaluar.