Portugalia është finalistja e parë e Euro 2016. Djemtë e Fernando Santos kanë mundur me rezultatin 2-0 Uellsin. Pjesa e parë u mbyll në bazarim 0-0, ndërsa në 45 minutat e dytë lojtarët e Portugalisë u hodhën në sulm dhe kërkuan me patjetër golin.
Kështu i pari që shënoi ishte pikërisht ai, Cristiano Ronaldo në minutën e 50. Tre minuta më vonë Nani dyfishoi rezultatin. Minutat e mbetura ishin pa rezultat për Uellsin e Gareth Bale, që ishte hera e parë që merrte pjesë në kampionatin evropian të futbollit.
Portugalia pati disa herë shanse për të shënuar golin e tretë, por pa sukses. Tani Portugalia pret fituesin e çiftit mes Gjermanisë dhe Francës.





