Berlinezët nuk e kanë pranuar humbjen ndaj Bayern Munich dhe në përfundim të takimit kanë publikuar në llogarinë zyrtare në “Twitter” një koment provokues. Rrjeti është ribeluar në mënyrë të menjëherëshme, madje aq sa për të detyruar autorët e komentit, zyrtarët e Hertha Berlin, që të kërkojnë ndjesë publike. Në gjermanisht quhen “Spielverderber”, dhe janë ata tipa të cilët zbehin ose zhdukin fare zbavitjen e të tjerëve, prishin lojën, bëhen të bezdisshëm në momentin kur të tjerët gëzojnë. Përkthimi më i përafërtë është “plangprishës”, ndonëse në Gjermani kjo fjalë ka një konotacion edhe më negative. Është pikërisht ky rasti i Hertha Berlin. Ndonëse kishin regjistruar tre fitore në tre ndeshjet e para të Bundesligës, duke grumbulluar 9 pikë në një start perfekt, më të mirin në historinë e tyre në kampionatin gjerman, berlinezët nuk kanë mundur dot të kapërdijnë disfatën e pësuar në javën e katërt të kampionatit, përballë Bayern Munich. Madje, janë acaruar aq sa për të mos shfaqur aspak respekt për bavarezët dhe rekordin e mrekullueshëm të fitoreve të regjistruar nga trajneri Carlo Ancelotti, nën drejtimin e të cilit, Bayern Munich ka fituar shtatë ndeshje. Përkundrazi, Hertha Berlin, nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare të klubit në “Twitter” ka prishur festën e bavarezëve, duke i dhënë një shije të hidhur asaj fitoreje të Bayern. “Ndjesi që një tifoz i Bayern nuk njeh as pas një rezultati 0-3: krenaria. Jo për humbjen, por për skuadrën, trajnerin për stafin dhe tifozët”, citon postimi i Hertha Berlin. Një postim që nuk është pëlqyer aspak në rrjet, madje as tifozët kundërshtarë të Bayern Munich, që zakonisht prej këtyre të fundit nuk simpatizohet aspak. “Jam një tifoz i abonuar i Schalke dhe ju them se jeni qesharakë”, ose “Një ndjesi që një tifoz i Hertha nuk do ta provojë kurrë”, e shoqëruar me një foto të Bastian Schweinsteiger me Kupën e Kampioneve në duar. “Postim aspak respektues. Humbët edhe më këtë postim”.” Jam berlinez, duhet t’ju vij turp. Është postimi më pak sportiv i vitit. Jeni krenarë edhe për këtë? Ose edhe më tej: “Por kur edhe si kryesues nuk arritët të mbushnit stadiumin në ndeshjen kundër Schalkes, për çfarë krenarie flisni?”. Një mori reagimesh që detyruan drejtuesit e Hertha Berlin të bëjnë hap pas, duke kërkuar ndjesë publike që në mëngjes. Tashmë figura e keqe u bë, por të paktën e kuptuan dhe kanë provuar që të rekuperojnë gabimin. “I dashur FC Bayern, të dashur tifozë bavarezë. Dje e ekzagjëruam pak. Ju kërkojmë falje”, citon postimi që zyrtarët e Hertha Berlin bënë në mëngjes në llogarinë e klubit në “Twitter”.
Postim i shëmtuar ndaj Bayern Munich, Hertha sulmohet edhe nga tifozët e saj
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Shqipëria, vendi me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë
50 parashutistë nga Italia çelin sezonin turistik në aerodromin e qytetit
Rritet punësimi në Shqipëri, por të rinjtë mbeten në pasiguri ekonomike
“Nuk dua të dukem 10 kg më i rëndë”, Trump shpjegon pse nuk mban jelek antiplumb





