Në prag të festave të 28-29 nëntorit, pavarësisë dhe çlirimit të vendit, flamujt kuq e zi kanë nisur të shpalosen në ballkonet e shumë familjeve shqiptare.

Ftesës së “DurrësLajm” për të dërguar foto nga flamujt që shumë qytetarë kanë vendosur në ballkonet e tyre iu përgjigjën jo vetëm banorët e qytetit bregdetar, por edhe nga Italia e Kumanova.

Më poshtë një kolazh fotosh me flamujt kombëtarë të vendosur në Durrës dhe kudo ku jetojnë shqiptarët.