DURRES, 3 maj 2013– Ditën e djeshme me datë 02.05.2013, rreth orës 16.00, policia e Durrësit ka bërë të mundur kapjen e shtetases së kërkuar Dallandyshe Muhaxhiri, 27 vjeçe, banuese në Elbasan.

Kjo shtetase është shpallur në kërkim me datë 29.04.2013 nga Drejtoria e Policisë Qarkut Elbasan pasi dyshohet se më date 28.04.2013 ka kryer vjedhje në një butik në Elbasan.

Sipas policisë së Durrësit shtetasja 27 vjeçare nga Elbasani iu dorëzua për veprime të mëtejshme shërbimeve të DPQ Elbasan.