Një 44-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali për shkak se është kapur me një sasi prej 17 kg kokainë të pastër. Po ashtu në pranga ka përfunduar edhe një vajzë 34-vjeçare, e cila e shoqëronte në makinë.

Arrestimi i shqiptarit është bërë në zonën e Senigallia në Itali. Ka qenë një patrullë rrugore që ka ndaluar shqiptarin që lëvizte me makinën e tij, ndërsa pas një kontrolli atij ju gjetën 15 pako me kokainë. Sipas autoriteteve, vlera e kokainës do të kapte shifrën e 2 milion eurove.