Durrës, 22 prill 2013– 44 vjeçari ishte gati të ekzekutonte bashkëshorten e tij, pas një konflikti brenda familjes, por policia e ka parandaluar krimin.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjepalaj të Shijakut, pas një mosmarrveshje midis çiftit Gjepali për shkak të dhunës që bashkëshorti ushtronte sistematikisht ndaj gruas së tij.
Policia bën me dije se Ardian Gjepali, 44 vjec, ka shkuar në banesën e tij dhe i është drejtuar gruas, duke e kërcënuar për vrasje me armë zjarri të llojit automatik.
Zhurma e sherrit në shtëpi është vënë re nga fqinjët, të cilët kanë njoftuar policinë e Shijakut, e cila ka mbërritur mënjehërë në vendngjarje duke ndërhyrë në kohë për të parandaluar një krim brenda familjes.
44 vjecari i cili është vënë në dijeni për mbërritjen e policisë është larguar nga banesa, ndërsa policia ka mundur ta arrestojë atë vetëm 12 orë pas ngjarjes.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 44 vjecarit, policia ka mundur të sekustrojë armën e zjarrit lloji automatik si dhe 36 copë fishekë, armë më të cilën autori ka kërcënuar të shoqen.
Nga ana e policisë vijon puna për kërkimin dhe grumbullimin e të dhënave mbi vërtetësinë e denoncimit.
Deri në mbledhjen e të dhënave të plota, policia mban të arrestuar Ardian Gjepalin vetëm nën akuzën e “Prodhim e mbajtje pa leje e armeve e municioneve luftarake”
/e.a. Agjencia Lajmeve “Dyrrah”/





