Të paktën pesë persona besohet të kenë humbur jetën, sipas të dhënave të deritanishme, në një sulm terrorist, kur një kamion i vjedhur u fut mes të turmës në Stockholm, përpara se të përplasjen në një qendër tregtare dhe të përfshihej nga flakët.

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamjet e autorit të dyshuar që u arrestua pas sulmit me kamion në Stokholm, ndërsa njoftojnë se ai ka pranuar sulmin duke thënë para policisë se është autori që vrau disa persona.

Më herët policia konfirmoi se është arrestuar një person i dyshuar, por autori kryesor është ende në arrati. Identiteti i personit të arrestuar dhe që ka pranuar sulmin nuk bëhet publike për arsye hetimi.

Drejtuesi i kamionit, sipas dëshmitarëve e kishte fytyrën të mbuluar me maskë të zezë. Policia dyshon se në sulm kanë marrë pjesë 3 persona.