TIRANE, 21 mars 2013 – Policia e Tiranës arrestoi sot një 34-vjeçar, i cili akuzohet për shfrytëzimin e katër fëmijëve të mitur, me qëllim që ata të vidhnin e të lypnin në rrugë. 

Policia bën të ditur se në pranga ka rënë shtetasi Shpëtim Kovaci. 

Të njëjtat burime konfirmojnë se 34-vjeçari shfrytëzonte 4 të miturit, mes tyre edhe një vajzë, për të lypur në rrugët e Tiranës, por edhe për të vjedhur. 

Kanë qenë efektivët e komisariatit numër 4 ata që vunë në pranga tutorin e fëmijëve, ndërsa të miturit janë dërguar në një qendër rehabilitimi.

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/