Panorama Plus” shkruan sot se në lidhje me fituesin/-en e mbrëmjes thuhet se më të pëlqyerat nga vetë kolegët kanë rezultuar: Ledina Çelo me këngën baladë “Gaboja”, dhe Besa Kokëdhima me ritmet house të “Tatuazh në zemër”.
30 nentor 2013- Sot në mbrëmje, në skenën e “Pallatit të Kongreseve” do të mbahet nata finale e “Këngës Magjike”, ku dihet që, përveç elementëve të show-t, kurioziteti më i madh është për këngëtarin apo këngëtaren që do të shpallet fitues i edicionit të 15-të të këtij festivali. Nga dy netët e gjysmëfinales, këngëtarët me votat e tyre për kolegët kanë zgjedhur 20 finalistët e natës së sotme, prej të cilëve do të dalë fituesi.
Natyrisht që çdo vit në këtë garë flitet për kompromise votash dhe grupime artistësh që votojnë njëri-tjterin, por gjithsesi për këngët më të mira zakonisht bien të gjithë në një mendje. Në lidhje me fituesin/-en e mbrëmjes thuhet se më të pëlqyerat nga vetë kolegët kanë rezultuar: Ledina Çelo me këngën baladë “Gaboja”, dhe Besa Kokëdhima me ritmet house të “Tatuazh në zemër”. Natyrisht që të pëlqyera kanë rezultuar nga publiku dhe këngëtare e tjera të njohura, si: Rovena Dilo, Jonida Maliqi, Rozana Radi, Era Rusi, Manjola Nallbani, Mihrije Braha, Ronela Hajati, Jehona Sopi, Olta Boka, Sheila Haxhiraj etj.
E suksesshme ka rezultuar këtë vit Xhejsi Jorgaqi në duet me Çartanin, kënga e të cilëve “Kujtohu” renditet e para nga klikimet në youtube. Këtë vit shumë këngëtare kanë ndryshuar stil me performancat e tyre, duke ardhur ndryshe dhe duke bërë revolucion me kërcimet në skenën më befasuese të së gjithë historisë së “Kënga Magjike”, të realizuar nga italiani Gaetano Castelli.





