Premier Liga ka rekomanduar heqjen e 12 pikëve për skuadrën e Evertonit nëse ata do të shpallen fajtorë për shkeljen e rregullave të “Fair Play-t Financiar”.
Everton u akuzua nga Premier Liga për shkelje të rregullave financiare në muajin mars, pasi bilancet e tyre treguan një humbje prej gati 372 milionë paundësh gjatë një periudhe trevjeçare, kur kufiri i lejuar është 105 milionë paund.
“Mail Sport” zbuloi javën e kaluar se seanca disiplinore ndaj Evertonit për shkeljet e supozuara kishte filluar në fshehtësi, me një komision të pavarur të vendosur për të marrë një vendim përfundimtar nëse ata kanë kryer ndonjë shkelje.
Një vendim për situatën financiare të Evertonit pritet në fund të kësaj jave dhe Premier Liga tashmë po përgatitet se nëse ata shpallen fajtorë, duan që “Toffees” t’u jepet një ndëshkim i rëndë. Sipas “The Telegraph”, ata kanë rekomanduar një zbritje prej 12 pikësh.