17 maj 2015 – Në mandatin e tretë në krye të Bashkisë së Durrësit që synon të marrë kandidati i majtë, Vangjush Dako, si përparësi të tij ka gjelbërimin. Pas mbjelljes së palmës së 1 mijtë në qytet ditën e djeshme, Dako thotë se në mandatin tjetër do të mbillen më shumë se 7 mijë pemë të tjera. “Kështu do të vazhdojmë edhe mandatin tjetër dhe jo vetëm në këtë zonë por në të gjithë Durrësin dhe premtojmë se modeli i urbanizimit të kësaj lagjeje do të jetë modeli ynë edhe për zonat e Ishmit, Manzës, Sukthit, Rrashbullit dhe Katundit të ri”, premtoi ai. Në takimin që pati më herët me banorë të lagjes 18, kryebashkiaku Dako tha se, në rrugët “Bashkim Taga” dhe “Jeta e Re” janë investuar 54.454.002 lekë, ku përveç asfaltit janë mbjellë dhe pemë e shkurre dekorative.

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”