Sapo ka kaluar Ivan Fraicolin dhe Ernesto Pelegrinin, ndër presidentët e Interit për tituj të fituar, duke u bërë me të drejtë një nga personazhet që shkroi historinë e këtij klubi.Stiven Zhang, në mikrofonat e “Sportmediaset” për të festuar triumfin e njëmbëdhjetë të ‘qeverisjes’së tij, ka deklaruar:

“Jam krenar për skuadrën dhe stafin, por merita kanë të gjithë që janë pjesë e Interit. Më vjen shumë mirë për punën e bërë, por sidomos kur arrijmë trofe. Nuk mendoj të parakaloj familjen Morati për numrin e kupave. Ata janë në zemrat interiste e unë jam i lumtur që ndjek rekordet e tyre”.

Sukseset pasojnë njëri-tjetrin dhe kreu kinez pret të festojë akoma. Sidomos më 10 qershor kur Interi të sfidojë në Stamboll, Mançester Sitin, në finalen e Ligës së Kampioneve.

“Termi që përkufizon më së miri Interin është ‘kurajë’. Kështu duhet të jemi në jetë dhe nëpër turnetë ku marrim pjesë. Nga kultura italiane kam mësuar të mos flas para ndeshjeve. Shtatë vjet më parë riktheheshim në Champions pas një mungese të gjatë, ndërsa tani jemi këtu duke përgatitur një finale të madhe pas disa titujve e kupash. Të gjitha këto rezultate janë fryt i punës së jashtëzakonshme të një kolektivi”, përfundoi Zhang.