Presidenti francez, Emmanuel Macron është përballur me një tjetër situatë të sikletshme, gjatë vizitës së tij në Ekspozitën e 20-të Ndërkombëtare të Gastronomisë, në Lyon.

Një i ri i cili ndodhej në ambientet e ekspozitës që po vizitonte Macron mori një vezë, e cila ndoshta ishte atje si lëndë e parë për ekspozitën, dhe ia hodhi Presidentit francez.

Sipas njoftimit zyrtar të autoritetev autori u arrestua nga shërbimet e sigurisë.