Teksa SHBA rrit presionin ndaj Rusisë për armëpushimin 30-ditor në Ukrainë, presidenti rus Vladimir Putin ka vizituar sot rajonin e Kurskut të Rusisë për herë të parë që nga inkursioni i Ukrainës përtej kufirit në gusht të vitit të kaluar.
Më shumë se 1,100 km katrorë të territorit të marrë nga Ukraina në rajon janë rimarrë nga Rusia, pretendon shefi i Shtabit të Përgjithshëm Valery Gerasimov.
BBC raporton se presidenti rus, Vladimir Putini mbajti një fjalim gjatë vizitës në Kursk.
Por ajo që është vënë re ka qenë veshja e presidentit Putin, i cili në ven të kostumit zyrtar ka veshur uniformë ushtarake në vizitën e tij në Kursk.
I pari i Kremlinit, Vladimir Putin ka vizituar vijat e frontit në Kursk për herë të parë që nga pushtimi i Ukrainës verën e kaluar – ndërsa forcat e tij pretendojnë se kanë avancuar në rajon, raporton Sky News.