Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka mbërritur në Presidencë, ku është pritur nga presidenti i vendit Bajram Begaj.
Sipas agjendës, pas takimit me Begajn ai do takohet me kryeministrin Edi Rama. Më pas ai do të ketë një konferencë për mediat me Ramën, ndërsa në orët e pasdites do të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë.
Agjenda parashikon që kreu i shtetit turk të largohet nga Shqipëria pasdite, ku më pas do t’i drejtohet Beogradit dhe do të zhvillojë disa takime.