Një prezantues radiofonik në Detroit ka humbur jetën në një tentativë vrasje dhe vetëvrasjeje nga një i ftuar në shtëpinë e tij, ku gjithashtu mbetën të plagosur katër persona.

Prezantuesi 57-vjeçar Jim Matthews, i stacionit WWJ-AM, u vra dje në Chesterfield Township, Michigan, njoftonte stacioni i tij radio.

E dashura e tij 35 vjeçare dhe dy fëmijët e tij 5 e 10 vjeç, u shtruan në spital pas incidentit teksa një i dyshuar 54-vjeçar tentoi të vriste veten, raportonte rrjeti Detroit Free Press.

Vrasësi i dyshuar ishte një vizitor i shpeshtë në shtëpinë e Matthews dhe kishte ardhur në shtëpi disa orë para sulmit të rëndë që ndodhi rreth mesditës, raportohet se ka thënë policia vendase.

Personi i paidentifikuar kishte plagosur gruan, e cila kishte arritur të dilte bashkë me vajzën 5 vjeçare dhe të njoftonte policisë, njoftonin autoritetet.

Gruaja e plagosur u dërgua në spital në gjendje të rëndë ndërsa vajza e vogël është në gjendje të stabilizuar.

Kur mbërriti policia, gjeti Matthews të vdekur dhe djalin 10-vjeçar të plagosur rëndë, i cili ishte i lidhur ne nje dollap dhe vuante nga një goditje me mjet të fortë, raportonte policia.

Ndërsa i dyshuari i ngjarjes u gjet në bodrum me plagë të shkaktuara vetë, dhe sipas mediave në mbidozë drogash.

Nuk është ende i qartë motivi i sulmeve ndërsa policia tha se hetimet vazhdojnë me marrjen në pyetje të autorit të dyshuar që është në gjendje të stabilizuar.