Një pasardhës i dinastisë mbretërore Romanov, e cila ka sunduar Rusinë deri në revolucionin bolshevik, është martuar sot në një ceremoni ekstravagante në ish-kryeqyetin perandorak Shën Petersburg. Princi shqiptar Leka ishte mes te ftuarve te nderit, i prezantuar nga mediat si “trashegimtar pretendent i fronit mbreteror te Shqiperise”.

Në ceremoninë madhore dy-ditore Duka George Mikhailovich Romanov po martohet me të fejuarën italiane Vittoria Bettarini, e cila vitin e kaluar ndryshoi emrin në Vittoria Romanovna dhe u konvertua në fenë e Kishës ortodokse ruse.

Qindra të ftuar nga Rusia dhe bota kanë zbritur në qytet për të dëshmuar martesën e parë mbretërore prej më shumë se një shekulli në katedralet e Shën Petersburg. “Kjo është shumë e rëndësishme për familjen,” tha dhëndri, që është bir i trashëgimtares të vetë-shpallur të fronit rus, dukeshës Maria e Rusisë.

Martesa vjen një shekull pas rënies së dhunshme të Carit Nikola II që u ekzekutua bashkë me familjen nga revolucionarët bolshevikë, duke i dhënë fund sundimit 300 vjecar të Romanovëve.

Në korrik 1918, Cari dhe familja e tij u ekzekutuan me skuadër pushkatim në Ekaterinburg.

Duka është stërnip i George Mikhailovich Romanov që arriti të arratisej në Finlandë gjatë revolucionit të 1917. Dhëndri është nga Spanja dhe ka vizituar për herë të parë Rusinë në 1992. Ai tani jeton në Moskë dhe punon me disa projekte bamirësie.