VLORË, 22 mars 2013 Një 16-vjecare i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike, pasi është vetëhelmuar me fostoksinë. 

Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se 16-vjecarja me iniciale E.B, ka ndërruar jetë rrugës për në spital, pasi kishte konsumuar fostoksinë. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Risili të Vlorës, ndërkohë që nga hetimet paraprake dyshohet se 16-vjecarja i ka dhënë fund jetës pasi prindërit ishin kundër lidhjes së saj dashurore. 

Policia nis hetimet, ndërkohë që pritet edhe dëshmia e familjarëve të adoleshentes për të zbardhur ngjarjen.