Këshilli Bashkiak i Durrësit do të mbajë një mbledhje emergjente mesditën e kësaj të marte.
Në orën 12;00, pritet që këshilltarët bashkiakë të miratojnë dy pika të rëndësishme që janë në rend dite; konkretisht shqyrtimin dhe miratimin e dy projekt-vendimeve si më poshtë:
1. Për vijimin e proçedurave të prishjes së detyruar të 6 pallateve të ndodhura në njësinë administrative nr.1, njësitë administrative Sukth, Katund i Ri dhe të 1 (një) banese individuale të ndodhur në njësinë administrative nr.5, Durrës, të gjitha pronë private, në zbatim të ekspertizave të thelluara të hartuara nga instituti i ndërtimit tiranë
2. Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësinë administrative Manëz.
NJOFTIMI
Në mbështetje të nenit 57 pika 2/c të Ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i ndryshuar, të nenit 51, të Rregullores së Funksionimit të Këshillit Bashkiak Durrës, Aktit Normativ të Këshillit Ministrave nr.3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infenksionit të shkaktuar nga COVID-19“, neni 5 “Vendimarrja nga Organet Kolegjiale„ Këshilli Bashkiak Durrës,
NJOFTON:
DITËN E MARTË, DATA 14.07.2020, ORA 12:00, KËSHILLI DO TË MBAJË NJË MBLEDHJE TË JASHTËZAKONDSHME NËPËRMJET MJETEVE TË KOMUNIKIMIT ELEKTRONIK, ME KËTË REND DITE:
**** |
MIRATIMI I RENDIT TË DITËS TË MBLEDHJES
|
1. Shqyrtim dhe miratim i projekt-vendimit |
PËR VIJIMIN E PROÇEDURAVE TË PRISHJES SË DETYRUAR TË 6 PALLATEVE TË NDODHURA NË NJËSINË ADMINISTRATIVE NR.1, NJËSITË ADMINISTRATIVE SUKTH, KATUND I RI DHE TË 1 (NJË) BANESE INDIVIDUALE TË NDODHUR NË NJËSINË ADMINISTRATIVE NR.5, DURRËS, TË GJITHA PRONË PRIVATE, NË ZBATIM TË EKSPERTIZAVE TË THELLUARA TË HARTUARA NGA INSTITUTI I NDËRTIMIT TIRANË |
2. Shqyrtim dhe miratim i projekt-vendimit |
PËR MIRATIMIN E LISTËS SË PËRFITUESVE NGA PROGRAMI I RINDËRTIMIT NË NJËSINË ADMINISTRATIVE MANËZ
|
Në mbështetje të nenit 5 të Aktit Normativ të Këshillit Ministrave nr.3, datë 15.03.2020, të nenit 33, neni 34/1, neni 77 /8 të Rregullores së Funksionimit të Këshillit Bashkiak Durrës, anëtarët e Komisionit të Këshillit Bashkiak pasi shqyrtojnë me njëri tjetrin elektronikisht projektvendimin përkatës, dërgojnë me email propozimin e tyre (RAPORTIN) mbi projektvendimin sipas grafikut të mëposhtëm.
DATA 14.07.2020
Pika 1, do të shqyrtohet nga:
- Komisioni i Strehimit dhe Shërbimeve Publike
- Komisioni i Zhvillimit Urban dhe Përdorimit të Tokës
- Komisioni i Pronave Publike, Transportit dhe Trafikut Rrugor
- Komisioni i Rregullores, Çështjeve Juridike
Pika 2, do të shqyrtohet nga:
- Komisioni i Rregullores, Çështjeve Juridike
- Komisioni i Strehimit dhe Shërbimeve Publike
SEKRETARE KËSHILLIT BASHKIAK DURRËS
Dorina Milja