Mbretëresha e Britanisë, Elizabeth II kaloi një natë në spital për herë të parë ndër vite. Monarkja 95-vjeçare, më e vjetra dhe më jetëgjatë në botë anuloi një udhëtim zyrtar në Irlandën e Veriut të mërkurën.

Pallati tha se mbretëreshës i ishte thënë të pushonte nga stafi i saj mjekësor dhe se sëmundja e saj nuk ishte e lidhur me COVID-19.

“Pas këshillave mjekësore për të pushuar për disa ditë, mbretëresha ishte në spita; të Mërkurën pasdite për disa kontrolle, duke u kthyer në Kështjellën Windsor në drekë dhe mbetet në gjendje të mirë”, tha pallati në një deklaratë.

Ajo është monarkja më jetëgjatë në botë, e cila kryeson vendin për gati shtatë dekada, ndërsa u bë Mbretëreshë në vitin 1952, në moshën 25 vjeç.