Me ardhjen e dimrit shpesh njerëzit kanë probleme pasi duart e tyre qëndrojnë të ftohta. Në disa raste, kjo nënkupton se trupi po përpiqet të mbajë një temperaturë normale, ndërsa në raste të tjera, duart e ftohta janë shenjë e një gjendjeje ose sëmundjeje të caktuar.

Mund të bëhet fjalë për probleme të qarkullimit të gjakut. Kur kjo gjendje është e shpeshtë dhe nuk mund të ngroheni atëherë bëhet fjalë për një sëmundje që kufizon rrjedhjen e gjakut në duar.

Simptomat që lidhen me duar të ftohta përfshijnë këmbët e ftohta, zbardhjen e lëkurës së duarve në të verdhë, të kuqe ose pa ngjyrë, ndjesi shpimi gjilpërash në duar ose këmbë, ngrirje ose lëkurë të fortë. Duart e ftohta mund të shkaktohen nga sëmundje të tilla si anemia, diabeti, lupusi, sëmundja e Raynaudit ose sëmundjet e qarkullimit të gjakut. Sëmundja e Raynaud është në fakt një çrregullim shumë i zakonshëm që prek arteriet që bartin gjakun nga zemra në pjesë të tjera të trupit.

Ekziston një shtrëngim ose ngushtim i përkohshëm i enëve të gjakut dhe qarkullimi i gjakut është i kufizuar. Gjithashtu, disa njerëz që kanë sëmundjen autoimune lupus mund të kenë gjithashtu sëmundjen e Raynaud. Ndërkaq, një person me anemi ka më pak qeliza të kuqe të gjakut funksionale dhe të shëndetshme, të cilat mund të çojnë në mungesë hekuri. Kur trupi nuk ka hekur të mjaftueshëm, nuk ka mjaftueshëm hemoglobinë, kështu që oksigjeni është më i vështirë të arrijë në mushkëri dhe pjesë të tjera të trupit, gjë që çon në duar të ftohta.

Simptoma të diabetit janë edhe qarkullimi i dobët si dhe ngushtimi i arterieve, për shkak të të cilave shpesh mund të ndjeni të ftohtë në duar apo këmbë. Disa gjëra të tjera që mund të shkaktojnë duar të ftohta janë mungesa e vitaminës B-12 që shkakton simptoma neurologjike si ndjesi shpimi gjilpërash në duar dhe këmbë.