Procedura e paligjshme për zgjedhjen e drejtorit të RTSH, Kuvendi shkarkon të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues.
Me shumicë votash, Kuvendi ka miratuar shkarkimin e Këshillit Drejtues i RTSH, me në krye Leka Bungon dhe anëtarët, Gezim Podgorica, Genc Permeti, Ilir Keko, Albert Minga, Dionis Papadhimitri, Ëngjëll Ndocaj, Edmond Tullumani, Mevlan Shanaj, Milena Selimi dhe Ardita Reci.
Rezultati i votimit për secilin nga anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH:
Gezim Podgorica SHKARKOHET me 89 vota
Genc Permeti SHKARKOHET me 91 vota
Leka Bungo SHKARKOHET me 95 vota
Albert Minga SHKARKOHET me 88 vota
Ardita Reci SHKARKOHET me 92 vota
Dionis Papadhimitri SHKARKOHET me 92 vota
Edmond Tullumani SHKARKOHET me 96 vota
Engjell Ndocaj SHKARKOHET me 94 vota
Ilir Keko SHKARKOHET me 89 vota
Mevlan Shanaj SHKARKOHET me 64 vota
Milena Selimi SHKARKOHET me 93 vota