Policia e Korçës ka vënë në pranga një 45-vjeçar të shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

A.Xh. banues në Korçë u vu në pranga në kuadër të operacionit policor “Knock down”. Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Korçë kishte caktuar masën “Arrest në burg” për këtë shtetas për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Dyshohet se A.Xh. e kryente aktivitetin kriminal në bashkëpunim me shtetas të tjerë.

Njoftimi i Policisë:

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Knock down 1”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit në kërkim A. Xh., 45 vjeç, banues në Korçë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

45-vjeçari ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Knock down 1”, të finalizuar më datë 19.04.2022, nga strukturat e Policisë Korçë, pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ushtronte aktivitet kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.