29 maj 2015 – Programi më i ri i quajtur ‘Marauders Map’ mund të tregojë se ku ndodheni ju dhe kontaktet tuaja në momentin që i shkruani një miku në Facebook.

Mekanizmi është tërësisht ligjor dhe thjesht përdor vendndodhjen tuaj, duke e lidhur me mesazhet në Facebook, për të populluar hartën.

Megjithatë, vendndodhja do të shfaqet vetëm nëse ti dhe miku juaj e keni aktivizuar atë, pra vendndodhjen. Sapo instalohet mekanizmi, hapja e faqes së mesazheve të Facebook ju lejon të shikoni gjithë bisedën dhe hartën në pjesën e poshtme, në të majtë të ekranit.

Por këshillohet që, nëse keni shqetësime për piraterinë apo të dhënat e vendndodhjes, mund ta çaktivizoni vendndodhjen në aplikacionin e Facebook.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/