Programi “Today” i BBC Radio u ndërpre në mes këtë mëngjes pasi në studio u aktivizua alarmi. Alarmi ra në orën 7.30 të mëngjesit ndërsa Nick Robinson dhe Martha Kearney moderonin programin.

Pas rënies së alarmit u dëgjua edhe një zë që thoshte: “Ju lutemi dilni menjëherë nga godina.”

Robinson më pas u tha dëgjuesve: “Kemi një alarm që është aktivizuar këtu.”

Ndërsa, Kearney e përshkroi situatën si “dramatike” ndërsa shtoi se shpresonte se bëhej fjalë për një alarm të rremë. Programi nisi sërish rreth orës 7.55, thuajse 20 minuta më vonë ndërsa Kearney u bëri të ditur dëgjuesve se situata e emergjencës kishte kaluar.