Është zbardhur projektligji për Policinë e Shtetit, ku thuhet se zgjedhja e Drejtorit të Përgjithshëm kryhet nëpërmjet një procedure transparente konkurrimi të kandidatëve që plotësojnë kriteret ligjore dhe shprehin interes për këtë pozicion.

Emërimi, lirimi dhe shkarkimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit 1. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit emërohet me vendim të Këshillit të Ministrave me propozim të Ministrit. 2. Përzgjedhja e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit kryhet nëpërmjet një procedure transparente konkurrimi të kandidatëve që plotësojnë kriteret ligjore dhe shprehin interes për këtë pozicion.

Ministri ngre një Komision ad hoc, i cili, pas procesit të vlerësimit të tyre, i propozon kandidaturat për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Ministri i propozon Këshillit të Ministrave kandidaturën për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Përbërja dhe rregullat e funksionimit të Komisionit ad hoch përcaktohen në Rregulloren e Policisë së Shtetit.

  1. Kandidati i propozuar për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit duhet të jetë një nga punonjësit e policisë që mban gradën “Drejtues i lartë” ose “Drejtues i parë” dhe plotëson kriteret si vijon:
  2. a) të ketë shtetësi shqiptare;
  3. b) të ketë të paktën 15 vjet përvojë në polici, nga të cilat të paktën 10 vjet në pozicione të larta drejtuese;
  4. c) të mos ketë qenë i dënuar për kryerjen e një vepre penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë;

ç) të mos ketë masa të rënda disiplinore të policisë brenda 5 viteve të fundit.

  1. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit qëndron në detyrë për një periudhë prej 5 vitesh, me të drejtë ri-konkurrimi edhe për një mandat të dytë .
  2. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit lirohet nga detyra kur:
  3. a) humbet shtetësinë shqiptare;
  4. b) i përfundon afati i qëndrimit në detyrë dhe nuk riemërohet;
  5. c) jep dorëheqjen;

ç) bëhet i paaftë nga ana shëndetësore për ushtrimin e funksionit për një periudhë kohore mbi 6 muaj;

  1. d) plotëson moshën për pension;
  2. dh) i hiqet ose i kufizohet zotësia për të vepruar me vendim gjyqësor të formës së prerë.
  3. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit shkarkohet nga detyra kur:
  4. a) dënohet me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale;
  5. b) nuk përmbushen objektivat strategjikë për shkak të performancës së ulët të tij.
  6. Lirimi dhe shkarkimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të Ministrit.
  7. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, pas përfundimit të afatit të qëndrimit në detyrë, nuk rikthehet në strukturat e Policisë së Shtetit.

Me përfundimin e mandatit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit gëzon trajtim të veçantë, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.