Pak çaste pas përfundimit të emisionit “Opinion”, gazetari Artan Hoxha është ndaluar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Gazetari Hoxha është ndaluar me pretekstin për nxjerrje të sekretit shtetëror.

Gjatë emisionit, gazetari Artan Hoxha bëri me dije se piloti italian Guido Guidi ka pranuar para prokurorive se ”kishte ardhur për të provuar nëse funksionon pista në Ishëm dhe pas kthimit në Itali, do të transportonte 200 kg drogë me avion”.

Pasi prokurorë të krimeve të rënda kanë mbërritur në Tv Klan për të ndaluar gazetarin Artan Hoxha, ai po shoqërohet nga gazetari Blendi Fevziu dhe analisti Artan Hoxha drejt Prokurorisë.

Në videon e mëposhtme, Hoxha dëgjohet të thotë se e kërkojnë për një deklarim, marrje në pyetje pasi  akuzohet për nxjerrje të sekretit shtetëror.