Partia Demokratike ka kërkuar leje në policinë e Tiranës nga ora 19:00 deri në 21:00 për zhvillimin e protestës së nesërme para godinës së Kryeministrisë.

Mësohet se për mbarëvajtjen e protestës do të angazhohen në terren 1200 forca policie dhe se mënyra e organizimit të tyre do të jetë e ngjashme me protestat e mëparshme.

Përballë protestuesve me një kordon që do të jetë përgjatë perimetrit të kryeministrisë do të jenë punonjësit e rendit dhe efektivët e repartit “Shqiponja” ndërsa forcat e FNSH do të jenë në gatishmëri në pjesën e pasme.